Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur të shtunën një pako ndihmëse ekonomike për të përballuar inflacionin e lartë në Kosovë. Por, pavarësisht se kjo do të duhej të ishte një pako që mbështet çdo qytetar, ajo nuk është e tillë.
Edhe pse nuk u tha në mënyrë specifike, pakoja ekonomike e Qeverisë Kurti do të mbështesë vetëm punonjësit e institucioneve shtetërore të cilët janë “të dëgjueshëm” dhe nuk do të hyjnë në greva. Në të kundërtën, Ministria e Financave tashmë e ka dëshmuar që nuk do të procedojë jo vetëm “shtesën 50€”, por as pagën mujore, ashtu siç po bënë me mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë të komunave, të cilëve ende nuk ua ka deponuar në llogari pagën e muajit gusht.
Vendimet e tilla të Qeverisë Kurti, në njërën anë duke blerë paqen sociale me ndihma mujore nga 50€ për punonjësit shtetërorë dhe në anën tjetër duke ua ndalë pagën mujore të gjithë atyre që i janë bashkuar grevës së thirrur nga sindikadat e ndryshme në Kosovë, janë diskriminuese dhe po vështirësojnë jetën e qytetarëve të vendit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.