Skuadra e njohur e Duisburgut ka arritur të fitojë ditën e djeshme me rezultatin 0-3 ndaj Mepenit, e vlefshme për javën e 5-të në kategorinë e tretë të Gjermanisë.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim është një eurogol i shënuar nga portieri i Duisburgut, Vinsent Myler.
Në minutën e 65′, portieri 21-vjeçar gjerman ishte duke kryer një goditje dënimi nga 70 metra distancë dhe godet pa e menduar dy herë topin në drejtim të portës, duke realizuar një gol të çmendur nga një distancë e konsiderueshme.
Ky është goli i tij i parë në karrierë dhe për nga mënyra e shënimit, Myler do ta kujtojë gjatë këtë moment. /Demokracia.com
Lojtës Videosh
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.