Rektori Vataj kërkon nga Komuna e Dragashit që të ndajë bursa për studentët e UPZ-së

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Prof. Dr. Ramë Vataj, të enjten ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Dragashit, z. Salim Jonuzi me bashkëpunëtor. Në takim ishte edhe zv. Ministri i MASHT-it, z. Usmen Baldzi. Z. Jonuzi e uroi rektorin Vataj për detyrën duke i dëshiruar suksese në punë.

Rektori Vataj i falënderoi për vizitën kryetarin Jonuzaj me bashkëpunëtor. Ai kërkoi nga Komuna e Dragashit që të ndajnë bursa për studentët nga të gjitha komunitetet nga kjo komunë që studiojnë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kryetari Jonuzaj theksoi se me gjithë buxhetin e vogël që ka kjo komunë do të përpiqen që të gjejnë forma për të mbështetur studentët e kësaj komune që studiojnë në UPZ.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-