Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) para disa çasteve ka dalur me një njoftim të rëndësishëm për fermerë që kanë aplikuar për grurë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) para disa çasteve ka dalur me një njoftim të rëndësishëm për fermerë që kanë aplikuar për grurë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët të cilët kanë aplikuar për grurë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 se dokumentin për dëshminë e sasisë së grurit të dorëzuar mund ta dorëzojnë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse deri me datë 02 shtator 2022 në ora 16:00.

Pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022 Neni 16 pika 1.4 ku thuhet: “Të dorëzojnë së paku 6000 kg grurë në pikat grumbulluese, të cilat duhet të jenë të regjistruara si biznese – mulli, sillos ose pikë të veçantë grumbulluese të grurit”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-