Shoferët në qytetet e ndryshme të Kosovës shpesh hasin në probleme mes vete për shkak të mosmarrëveshjeve në trafik. Ato ka raste kur eskalojnë edhe në të shara e në sulme fizike.
Një rast i tillë ka ndodhur sot pasdite në Dragash, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Sinjali mëson se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash. Atij po ashtu i janë shkaktuar dëme materiale në veturë.
Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion katër të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.