Në Bresanë u mbajt duaja e hatmës së vijuesve të mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër të “Mehmet Kuklibegut”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në ambientet e shtëpisë së kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë të Dragashit, të shtunën u mbajt duaja e hatmës së vijuesve të mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër të “Mehmet Kuklibegut”.

Në prani të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Ternava me bashkëpuntorë, përfaqësuesin e komunës së Dragashit, Resul Fetahu dhe i gjithë kolektivi i KBI-së Dragash, u mbajt program i begatë me kendim nga pjesë të ndryshme të Kur’anit dhe ilahive nga vijuesit e mësim-besimit.

Nxënësit e mejtepit gjatë mësimeve kanë qenë të ndarë në dy grupe:
Grupi i I-re (15 nxënës), kanë bërë hatme për herë të parë, gjatë vitit 2021-2022.
Grupi i II-të, nxënësit që kanë bërë Hatme për herë të II-të, III-të dhe IV-të ( Me Texhvid), gjatë vitit 2021-2022. Prej tyre, 8 nxënës kanë bërë Hatme për herë të dytë, 5 nxënës kanë bërë hatme për herë të tretë dhe 2 nxënës kanë bërë hatme për herë të katert.

Gjithsejt 30 nxënës kanë bërë hatme.
E gjithë kjo arritje ishte falë vullnetit dhe dëshirës së nxënësve së bashku me hoxhën e tyre Xhevat ef. Fetahun.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-