Putini nis edhe zyrtarisht pushtimin e Ukrainës, ushtria ruse futet në rajonet separatiste

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në Donetsk dhe Luhansk (rajoni Donbass, Ukraina Lindore).

Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – autobusë dhe tanke janë shfaqur.

Ky është edhe zyrtarisht fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-