Coronavirusi po bënë “kërdi”në Kosovë, duke i sulmuar kryesisht moshat e reja.
Bazuar në statistikat e ditës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2708 raste të reja me COVID-19, mbi 1000 raste janë fëmijë, përkatësisht 181 fëmijë të moshës 0-9 vjeç dhe 899 të moshës 10-19 vjeç, raporton portal Opoja.net.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 170 mijë raste të infektuar me COVID-19, përderisa betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur deri më tani 2996 qytetarë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Poashtu janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19./Front Online/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.