KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare për kryetar të Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini me 6 192 vota, ose 51.16% ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani me 5 912 vota, ose 48.84%.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-