Mbi 1 mijë persona vuajnë dënimet nëpër burgje të Kosovës, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, 96 të burgosur kanë kërkuar këtë vit që t`u falet pjesa e mbetur e dënimit.
Këtë e kanë konfirmuar për “Front Online” nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Nga fillimi i vitit 2021, e deri më tani kemi përcjellë në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë për procedure të mëtutjeshme 96 kërkesa”, thuhet nga SHKK.
Këto kërkesa shkojnë tek Presidenca.
Shefja e kësaj zyre, Vjosa Osmani është ajo e cila e gëzon të drejtën ekskluzive për pranimin ose refuzimin e tyre.
Deri tash ajo nuk e ka falë asnjërin prej të burgusurve që kanë kërkuar lirim.
“Deri tash nuk na ka ardhë konfirmimi se është pranuar ndonjë”, thanë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për “Front Online”.
Njohësit e drejtësisë disa herë kanë potencuar se e drejta për falje është keqpërdorë nga presidentët.
Ndërsa, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 8 kërkesa janë proceduar në gjykatat kompetente për pezullim të ekzekutimit të dënimit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.