Në Tiranë në praninë e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikola, përfaqësuesve diplomatik në Shqipëri dhe gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sot u ndanë çmimet “Vangjush Gambeta”.
Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Nikola vlerësoi lartë kontributin e gazetarëve, posaçërisht atyre të ekonomisë në informimin e opinionit me zhvillimet ekonomike dhe politike në vend dhe nënvizoi faktin se Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka arritur që të bashkojë në këtë ceremoni gazetarët nga të gjitha trevat shqiptare.
Darija Dretar, duke iu drejtuar të pranishmëve në emër të Japan Tobacco International, i cili që 13 vjet përkrah ndarjen e çmimit “Vangjel Gambeta”, theksoi se janë krenar për rolin e rëndësishëm që kanë për komunitetin në Shqipëri dhe në Kosovë.
Duke vlerësua se pandemia e COVID 19 vazhdon të jetë prioriteti i parë dhe faktor përcaktues, ajo theksoi se përshëndesin përpjekjet e autoriteteve në të dy vendet në luftën ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjes së ekonomive, por se mbetet shumë për të bërë.
“Kur bëhet fjalë për biznesin dhe ambientin ku operojmë, parashikushmëria është thelbësore. Kalendarët e akcizës janë mënyra më efektive për të kontrolluar tregun ilegal të duhanit si dhe për të luftuar informalitetin dhe stabilizuar shtetin ligjor, pasi që të ardhurat e buxhetit janë rritur, ndërkohë që tregu legal është stabilizuar dhe në njëjtën kohë sigurohet që rritja e parashikuar dhe e përshkallëzuar e çmimeve nuk do të ndikojë në fuqinë blerëse të konsumatorit”, tha ajo.
Dretar theksoi se mirëpresin përqasjen e moderuar e të arsyeshme dhe besojnë që është me të vërtetë rruga më e mirë për të siguruar stabilizimin e tregut të duhanit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit.
Në emër të UGSH, kryetari Aleksander Çipa theksoi rëndësinë e ndarjes së çmimeve për raportimin nga lëmi i ekonomisë dhe vlerësoi se fituesit e sivjetmë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në informimin e opinionit për problemet dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar ekonomitë e tri vendeve të Ballkanin Perëndimor nga raportojnë gazetarët të cilët sot janë shpërblyer me çmimet Vangjush Gambeta
Juria e UGSH çmimet “Vangjush Gambeta” i ka ndarë Oliana Malokut për kronikën më të mirë ekonomike televizive 2021, Albert Spahiut, për shkrimin më të mirë shtypin e shkruar Kosovë, Rita Behadini, për kronikën më të mirë në shtypin e shkruar në Maqedoninë Veriore, Elvin Luku për shkrimin më të mirë shtypin e shkruar në Shqipëri dhe Çmimi “Raportimi më i mirë i vitit” i është ndarë Klodian Tomorri.
Çmimin “Reporteri i vitit” i është ndarë Jerola Zijai, ndërsa çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive i është ndarë Konstandin Grillo, post mortem.
Çmimin Karriera kanë marrë Ilva Tare dhe Seladin Xhezairi.
Ndarjes së çmimeve i ka paraprirë forumi “Pandemia dhe efektet mbi ekonominë”./Telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.