Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë janë shtrenjtuar për 4.9 përqind në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, 2020.
Këty hyn edhe çmimi i vajit, që është ngritur së fundmi.
Ky produkt në marketet kosovare po shitet 1.90 euro. E të njëjtin më lirë në shtetin e tyre e blejnë finlandezët, 1.69 € , shkruan “Front Online”.
Kështu të paktën i ka thënë Front Online një mërgimtar që jeton atje, e i cili si dëshmi ka dërguar edhe fotografi.
Në vitin 2020, të ardhurat mesatare mujore në Finlandë ishin 3,594 euro.
Kjo sipas uebfaqes Statista, një kompani gjermane kjo e specializuar në të dhënat e tregut dhe të konsumatorëve, shkruan “Front Online”.
E në vitin 2020, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 466 Euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. /“Front Online”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.