Miratohet Buxheti për vitin 2022, kap vlerën prej mbi 2.7 miliardë €

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2022.

Në mbledhjen e Qeverisë Murati ka deklaruar se procesi për këtë ka filluar që nga maji i këtij viti, raporton FrontOnline.

Ai ka thënë se ky buxhet ka për bazë konsolidimin e ringjalljes ekonomike pas Covid-19, riorientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit dhe përkrahjen e prodhuesve.

“Buxheti në total do të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro, pra një rritje prej 8,7%”, ka thënë Murati./FrontOnline

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-