I pari i PDK-së, Memli Krasnqi ka vizituar sot komunën e Dragashit, ku pas zgjedhjeve lokale kandidati për kryetar i kësaj partie ka shkuar në balotazh.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se Shaban Shabani është kryetari i duhur që Dragashi të zhvillohet dhe të transformohet.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarët e Dragashit nuk kanë hamendje se kush është adresa e zhvillimit dhe këtë do ta dëshmojnë në raundin e dytë, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të kryetarit Shaban Shabani, për zhvillimin dhe transformim e mëtejmë të kësaj komune.
Shabani, jo vetëm që ka qenë kryetar transformues, por edhe bashkëqytetar i afërt e i përkushtuar për njerëzit e mrekullueshëm të Dragashit, me të cilët ka rrugëtuar së bashku në punët e mëdha që janë bërë e në mundësitë që janë hapur.
Sot, ai ka më shumë se kurrë vullnet për të vazhduar misionin e tij për të hapur perspektivë të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Dragashit. Ai është i tyre dhe me ta, do të vazhdojë të bashkëqeverisë, për ta nxjerrë Dragashin në tjetër nivel.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.