Ndalohen tubimet e fushatës brenda hapësirës së shkollave

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të ndalojë mbajtjen e tubimeve për zgjedhje në hapësirat e brendshme të shkollave.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga kjo ministri.

“MASHTI ka nxjerrë vendim për ndalimin e organizimit të mbajtjes së tubimeve publike brenda hapësirës së ndërtesave të shkollave dhe të gjitha objektet tjera arsimore ku organizohet procesi mësimor”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga MASHT-I kanë njoftuar se partive politike me leje nga Kuvendet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policisë së Kosovës do tu lejohet mbajtja e tubimeve në hapësirat e jashtme të objekteve shkollore.

“Sipas vendimit të Ministrisë, subjektet Politike të Certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021 nuk duhet t’i mbajnë tubimet politike gjatë dhe pas orarit të punës, brenda hapësirës së ndërtesave të shkollave dhe të gjitha objektet tjera arsimore ku organizohet procesi mësimor. Bazuar në këtë vendim, hapësirat e jashtme të objekteve të institucionit arsimor mund të përdoren nga Subjektet Politike të Certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021, vetëm nëse paraprakisht kanë leje për organizimin dhe mbajtjen e tubimeve politike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policia e Republikës së Kosovës nëpër komunat përkatëse”, thuhet në përgjigje të MASHT-it./FrontOnline

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-