Shtëpia e Futbollit UEFA ka bërë një skandal kundrejt shtetit të Kosovës.
Në videon e logos së Kampionatit Evropian “Germany 2024”, UEFA ka publikuar një hartë, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Për këtë skandal, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili kërkoi nga UEFA që të ndalojë fyerjet dhe të respektojë shtetin e Kosovës.
“Ju duhet ta respektoni Kosovën. Duhet t’i ndaloni fyerjet. Kjo hartë është diskriminuese dhe e papranueshme”, shkroi ai në Twitter.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.