Sipas Vendimit të Ministrit të Financave, për subvencionimin e kredive konsumuese në shumë 300 Euro, për kredi të mara 10,000 Euro dhe subvencionim deri në 10% për kredi konsumuese që kanë shumë më të vogël, më shumë i ndihmon bankat se sa qytetarët.
Si duket Ministria e Financave po i mbështet bankat sepse nga çdo vendim ata po jenë përfitues e jo bankat sepse kjo sikur po i stimulon qytetarët që tu drejtohen bankave në marrjen e kredisë e të cilat do i ngulfatin në detyrime afatgjata dhe kjo shumë e subvencionuar nuk ua mbulon as normën e interesit.
Bankat kur lëshojnë kredi në fillim të marrjes së tyre kanë edhe një pagesë për procedura administrative e që e ngarkon shumën e kredisë së qytetarit për 0.5%.
Shumat e kredive konsumuese dhe kthimi i tyre do të jetë si:
* Të marrësh kredi konsumuese në shumë 10,000 Euro, qytetarët do i kthejnë në total 10,950 Euro, pra subvencionohen 300 Euro dhe shuma që do e paguajnë mbetet 10,650 Euro .
* Të marrësh kredi konsumuese në shumë 1,000 Euro, qytetarët do i kthejnë në total 1,160 Euro, pra subvencionohen 100 Euro dhe shuma që do e paguajnë mbetet 1,060 Euro.
Në shumat e lartëcekura nuk është përfshirë taksa administrative 0.5 %, që për 10,000 Euro paguan këtë taksë reth 50 Euro.
Kjo politikë, subvencionim i normave të interesit të banakave, po ju dërgon qytetarët tanë nevojli të marrin kredi konsumuese e përmes kësaj po i ngarkoni në detyrime afatgjata të papërballueshme. Ky subvencionim po i drejton qytetarët drejt bankave sikur të ishte reklam e bankave e jo subvencionim nga Qeveria.
Pse Banaka Qëndrore e Kosovës të mos zvogloj tarifat e normat e interesit të bankave e të i ndihmoni qytetarët përmes kësaj politike monetare e jo përmes subvencionimit të normave të interesit!?
*Imer Raçi – Opinion
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.