Qytetarët zviceranë që bindin miqtë e tyre të marrin vaksinën kundër COVID-19, do të shpërblehen me një vakt në restorant apo edhe shkuarje në kinema si dhuratë nga shteti, sipas një skeme që synon rritjen e shkallës së ulët të vaksinimit të vendit.
Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha në një konferencë shtypi në Bern se “shkalla e imunizimit mbetet shumë e ulët dhe kjo do të thotë që vendi nuk mund t’i jap fund masave të kontrollit”.
Nën iniciativën prej 150 milionë franga, çdo personi të sapo vaksinuar do t’i kërkohet të emërojë një individ që i bindi ata që të marrin injeksionin, dhe të cilit më pas do t’i dërgohet një shenjë prej 50 franga zvicerane (54 dollarë) për para në kinema ose restorante pjesëmarrëse.
Qeveria tha se kishte planifikuar gjithashtu të shpallë një javë kombëtare të vaksinimit, me 170 qendra të lëvizshme vaksinimi, raporton Reuters.
Zvicra ka qenë dëshmitare e protestave të shumta kundër vaksinave dhe 42% e popullsisë së saj prej 8.7 milion nuk janë ende plotësisht të vaksinuar, relativisht të larta sipas standardeve evropiane.
Zvicra dhe Lihtenshtajni kanë raportuar më shumë se 841,000 raste të COVID-19 dhe më shumë se 10,700 vdekje nga COVID-19.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.