Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se dikasteri që ai udhëheq e FSK-ja në veçanti për këta 6 muaj të drejtimit të tij kanë operuar me sukses në çdo lloj operacioni.
Për këtë, ai ka falenderuar gjithë zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakët e nëpunësit e FSK-së dhe aleatët ndërkombëtarë.
“Detyra, Nderi dhe Atdheu janë maksima që më udhëheq mua, stafin e Ministrisë, Ushtarakun e FSK-së dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë. Në çdo kohë dhe rrethanë, sepse, e ardhmja ka vetëm një alternativë- Republikën e Kosovës, shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime të përkatësisë etnike, fetare e racore; shtet demokratik, i pavarur, sovran, me integritet të plotë territorial si dhe me orientim të plotë evropian dhe euroatlantik”, shkroi Mehaj në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.