Bexhet Xheladini u lind më 11.03.1956 në fshatin Bresanë,është i martuar dhe ka tre fëmijë. Me profesion mjek- Specialit i Mjekësisë së Punës dhe Ultrasonist Abdominal.
Një ndër themeluesit e Degës së LDK-së të Dragashit.Ka ushtruar një sërë funksionesh partiake. Në 31 vitet e ekzisencës në LDK,ka qenë anëtar i kryesisë , kryetar i komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,anëtar i komisionit të solidaritetit. Dy herë kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.Disa herë delegat në kuvendet zgjedhore të LDK-së. Aktualisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Pas dëbimit te minatorëve nga puna nga ana e pushtetit serb në vitin 1990-91,themelon shoqatën- “FAMILJA NDIHMON FAMILJEN” ku 500 familje Opojare,ndihmojnë materialisht 500 familje minatorësh të Magures,Kishnices,Novoberdes, etj.
Për shkak të aktivitetit në formimin e Shërbimit Sanitar pran Shtabit Komunal të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, arrestohet dhe burgoset nga forcat serbe më 11.shtator te vitit 1993.
Për aktivitetin e tij në fushën e mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Republike së Kosovës e graduan me gradën toger.
Në vitin 1995, themelon shoqatën HANDIKOS te cilën e udhëheq pa pagesë deri në përfundim të luftës.
Një ndër organizatoret e hapjes së Shkollës së Mesme të Mjekësis në Bresanë, ku punoi pa pagesë si mësimëdhënes i Anatomis.
Një ndër themeluesit e ambulancës “Nena Terezë”, ku punoi si mjek papagesë, ndërkaq në ambulancën e tijë private nga viti 1990 e deri në vitin 1999, ofroi shërbime shëndetësore falas punëtorëve të arsimit me familjet e tyre dhe rasteve sociale.
Më 14 prill të vitit 1999 ,mobilizohet si mjek,në rradhet e UQK-së.Është veteran i UÇK-së.
Pas zgjedhjeve të para lokale të vitit 2000, emërohet Drejtor I Drejtoratit për Shëndetësi dhe MS.
Në vitin 2004 zgjidhet Kryeshef i Ekzekutivit të komunës së Dragashit deri në 2 janar të vitit 2008.
Organet komunale të udhëhequra nga PDK-ja, në Dragash nga 3 janari 2008 ia mohuan të drejtën për të punuar si mjek në QKMF Dragash, ku punoi nga viti 1980. Tani i vetëpunësuar në ordinancën private “ARTMEDICA” .
Dr. Bexhet Xheladini dy herë ka qënë kandidatë për Deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.