Një burrë dënohet me 5 vite burgim për shkelje të karantinës, infektoi 8 persona

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Një gjykatë në Vietnam ka dënuar një burrë me 5 vite burgime për shkeljen e rregullave të rrepta të karantinimit dhe përhapje të koronavirusit te njerëzit tjerë, raportuan mediet shtetërore.

Le Van Tri, 28 vjeç, u dënua për përhapje të sëmundjeve të rrezikshme ngjitëse në një proces gjyqësor që zgjati vetëm një ditë në gjykatën popullore të provincës jugore, Ca Mau, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Ndryshe, Vietnami është një ndër shembujt e suksesshëm në botë në luftën kundër pandemisë, duke iu falënderuar testimit masiv, përcjelljes së kontakteve, masave të rrepta në kufij dhe karantinës së ashpër, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Ai u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh dhe i shkeli rregullat e karantinimit 21-ditor. Ai infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq nga virusi pas një muaji trajtim”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Kohëve të fundit, Vietnami është duke u përballur me përhapje më të madhe të koronavirusi. Deri më tani, në atë vend janë regjistruar mbi 536 mijë të infektuar dhe 13.385 të vdekur, shumica në muajt e fundit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-