Policia ndërpret një dasmë në Prizren, u shkelën rregullat e pandemisë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës, gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy lokale ka vërejtur se në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë kanë punuar dhe ka ndërprerë një dasmë.

“Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiteritë janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se në tri ditët e fundit janë shqiptar 400 tiketa në mos zbatimin e masave dhe ligjit për pandeminë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-