Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë periudhës 24 gusht deri më 7 shtator, ju mund të shikoni Listën e Votuesve e cila do të bëhet publike në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj.
Po ashtu, nëse jeni regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund ta shqyrtoni Listën Votuese në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.