Raporti i fundit gjatë 24 orëve në Komunën e Dragashit ka pasur një rastë me vdekje, dhe 22 raste të reja, ndërsa raste që janë shëruar janë 14 prej tyre, shkruan Opoja.net.
Në grafikët e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë shohim se në Komunën e Dragashit janë 98 raste aktive me Covid-19.
Portali Opoja.net ka arritur të nxjerrë të gjitha detajët gjatë gjithë kohës sa është prezent sëmundja ngjitëse Covid-19, në Komunën e Dragashit.
Gjithsej deri më tani janë regjistruar 547 raste të konfirmuara pozitive në Komunën e Dragashit.
Numri total me rastet e konfirmuara të vdekjeve është 33.
Ndërsa rastët e shëruara gjithsej janë 416, shkruan Opoja.net.
Momentalisht rastet aktive që po përballen me këtë sëmundje është 98.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.