KQZ ka nisur verifikimin e kandidatëve për kryetar dhe asamble

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kanë mbetur edhe 2 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Tashmë kanë përfunduar afatet kohore, ku subjektet politike kanë pasur mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhje, duke dërguar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave si dhe listat e kandidatëve për asamble.

Përgjatë një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur procesi i verifikimit për të gjithë kandidatët për kryetar komune si dhe kandidatëve për asamble komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se i janë drejtuar disa institucioneve duke filluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ministrisë së Punëve të Jashtme, ministrisë së Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës lista me emrat e 3 mijë e 205 kandidatëve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike.

Po ashtu, më tutje ai ka bërë të ditur se verifikimin e kanë kërkuar për sa i përket nëse ndonjëri nga kandidatët është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

Pastaj nëse kandidatët janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kosovës; nëse janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe nëse janë përfaqësues diplomatik.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-