Pasi në vend u shënua rekord i rasteve të reja me koronavirus, Qeveria mori vendim për masa të reja, të cilat u miratuan më 18 gusht, ndërsa hyjnë në fuqi nga sot.
Vendimi për masat e reja vlen nga sot, 20 gusht 2021, shkruan Opoja.net.
Në bazë të këtij vendimi, do të mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 eventualisht 23:00.
Po ashtu në kuadër të masave të reja janë ndaluar edhe mbajtja e ahengjeve e dasmave.
Në këtë dokument gjeni të gjitha masat e reja antiCOVID.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.