FIFA planifikon ndryshime drastike në futboll

Opoja.net Opoja.net Sport
Në sportin e futbollit ka gjasa të ndodhin shumë ndryshime.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, FIFA po planifikon të bëjë ndryshime rrënjësore në futboll, transmeton lajmi.net.

Loja e futbollit mund të bëhet më e shkurtër, dhe të luhet me nja dy pjesë nga 30 minuta secila.

Ndër rregullat tjera që mund të shtohen, janë edhe minutat e lojës të ndalen kur topi del jashtë, zëvendësimet të jenë të pakufizuara, rivëniet anësorë të luhen me këmbë.

Plainfikohet suspendim prej pesë minutash për çdo futbollist që merr karton të verdhë.

Ky sistem i ri aktualisht po përdoret në një kompeticion për të rinj i quajtur Future of Football Cup si një eksperiment, dhe mbetet të shihet nëse këto rregulla do të miratohen edhe në top ligat.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-