Borxhet e qytetarëve ndaj Komunës së Dragashit deri vitin 2020, arritën në 2,029,219 euro. Borxhi kryesisht i përket tatimit në pronë, taksës komunale në biznese dhe shfrytëzimit të pronës komunale. Vetëm në vitin 2020, borxhi është rritë për 5 për qind apo mbi 101 mijë euro më tepër.
“Në vitin 2020 kemi një rritje prej 101,273€ apo 5% krahasuar me vitin paraprak (1,927,946€). Në këtë rritje ndikimi më i madh, ishte nga tatimi në pronë. Për të arkëtueshmet nga tatimi në pronë”, thuhet në të gjeturën e raportit.Auditorit gjithashtu vëren se komuna nuk ka një plan për inkasimin e borxheve dhe ato po rriten duke shkaktuar vështirësi në inkasim.Tutje bëhet e ditur se komuna kishte shpërndarë faturat e borxhlinjëve me borxhe mbi 300 euro, ndërsa kishin mbetur pa paguar se nuk kanë qenë në Kosovë.
Mungesa e mekanizmave dhe efikasitetit për inkasim të borxheve, Auditori thotë se mund të shkaktoj probleme në përmbushjen e shpenzimeve dhe vjetërsinë e borxhet duke zvogëluar gjasat për inkasim.Kreut të komunës, Auditori i rekomandoi të shqyrtoj të gjitha opsionet në rritjen e efikasitetet të mbledhjes së borxheve.
“Kryetari duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, duke vendosur politika, rregullore dhe mekanizma tjerë me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të arkëtueshmeve. Po ashtu, duhet shqyrtuar të gjitha masat në pajtim me ligjin, ndaj debitorëve të cilët nuk i përmbushin obligimet”, thuhet në rekomandimin e auditorit.
Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, konfirmoi se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me të gjeturat e tij pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Komunës së Dragashit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.