Filluan punimet për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Zym të komunës së Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Driton Qengaj, në një postim të publikuar së fundmi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se në fshatin Zym të komunës së Dragashit, janë filluar punimet për ndërtimin e një Xhamie.

Në postimin e tij ai kërkon nga të gjithë Besimtarët myslimanë, që të kontribuojnë në ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit.
Keshtu që të gjithë ata të cilet kanë mundesi, financiare apo edhe materiale, mund të i drejtohen Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash.

Ky është postimi i Kryetarit të KBI-së në Dragash:

FALËNDERIMI I TAKON VETËM ALLAHUT !
NA NDIHMO O ZOT 🤲
Sot sapo filloi ndërtimi i xhamisë në fshatin Zym të Opojës ku kërkohet nga të gjithë ne të japim kontributin tonë !

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-