Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila zhvillohet nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Turqisë, vazhdon me pjesëmarrjen e “Forcave Speciale” nga 7 vende, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila ka filluar më 28 qershor vazhdon me pjesëmarrjen “de facto” të elementëve të forcave speciale të Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Katarit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Uzbekistanit ndërsa edhe me pjesëmarrjen si vëzhgues të Kosovës dhe Mongolisë.
Stërvitja nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, zhvillohet në Ankara me qëllimin për të zhvilluar miqësinë, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.