Nesër Kosova-San Marino, kjo është deklarata e Challandes

Opoja.net Opoja.net Sport

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj San Marinos.

Challandes shpjegoi arsyen pse zgjodhi shtetet si San Marino dhe Malta në Kombëtare, derisa kishte edhe disa fjalë për lojtarët e rinj, shkruan lajmi.net.

“Po kam parë këtu skuadër të mirë me lidhje të mira, me lojtarë të rinj, kemi bërë stërvitje të mirë dhe jam i lumtur me këta lojtarë, është normale që kemi disa mungesa shkaku i disa lëndimeve”.

“Duhet të them fillimisht që ne jemi Kosova, duhet të bëjmë përzgjedhjen e lojtarëve duke parë kundërshtarin, duhet të jemi realist, jemi këtu pas dy ndeshjeve të vështira ndaj Suedisë dhe Spanjës dhe të gjejmë kundërshtarë që ta kemi më të lehtë të luajmë, po ashtu është fati që jemi në fund të sezonit kemi disa mungesa dhe lojtarë të rinj dhe ndeshje të tilla na kanë shërby që ta kemi më të lehtë të i marrim lojtarët e rinj, të integrohen, të bëhen me shpejtë në ekip dhe të tregojnë vetën ndaj këtyre dy ekipeve si San Marino dhe Malta. Kjo nënkupton që nuk kemi respekt për të dy sepse ne kemi respekt të madh dhe duke marrë parasysh situatën e ekipit tonë ka qenë e duhur që t’i zgjedhim ato”, tha ai.

Ndërkohë, nesër Kosova do përballet me San Marinon.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-