Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh.
Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga do të vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës, në orën 09:00.
Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.
Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.