Pak pas mesnate, në fshatin Brod i Dragashit, është kapluar nga flakët një ekskavator, pronë e një pjesëtari të komunitetit goran. Policia e Dragashit dhe zjarrfikësit kanë reaguar për ta shuar zjarrin por nuk kanë mundur ta ndalojnë djegien. Ekskavatori kishte qenë i parkuar në qendër të fshatit Brod. Shkaqet që kanë quar në shpërthimin e zjarrit mbeten ende të panjohura…
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.