Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se Inspektorati Policor i Kosovës sot rreth orës 06:30 kanë kryer një aksion në stacionin policor – Jugu, me ç’rast ka arrestuar disa zyrtarë policorë.
Ky aksion i IPK-së, Sinjali mëson se ështu duke vazhduar edhe në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës, më saktësisht në shtëpinë e zyrtarit policor, Bedri Januzi dhe sinjalizues të gazetës bëjnë me dije se shtëpia është rrethuar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe zyrtarë të IPK-së.
Kjo bastisje po bëhet me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, Inspektorati Policor, të asistuar nga NjRSH.
Sinjali mëson se arsyeja e arrestimit të Januzit dhe zyrtarëve të tjerë policorë është dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “pengim i të provuarit”, “marrje ryshfeti” dhe vepra të tjera.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky aksion…
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.