Ajo gjatë së mërkurës pritet të takohet me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi si dhe presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.
Gjatë ditës së martë Osmani u takua me Oliver Varhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi, si dhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së. /Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.