Kolona të gjata në kufirin Kosovë – Serbi, pritje deri në 1 orë e gjysmë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kolona të gjata të veturave janë krijuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, përkatësisht në Jarinjë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, nga menaxhmenti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kanë bërë të ditur se pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë.

“Pritja është në hyrje do të thotë rreth 90 min (1 orë e gjysmë)”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, ata treguan se nuk kanë ndonjë informacion se për çfarë arsye po ndodhin këto pritje.

“Nuk kemi informacione pse ka ndodhur kjo pritje”, thuhet ndër të tjera.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-