Qeveria në detyrë e Kosovës është duke e mbajtur një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.
“Hiqet ora policore, studentët kthehen në fakultet fizikisht dhe operatorët ekonomik operojnë deri në ora 22:00. Ora policore është hequr për zonat e kuqe”, ka shtuar ajo.
Ajo shtoi se mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.