Ministria e Shëndetësisë, ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, brenda 7 ditësh.
Ministria e Shëndetësisë, njofton se Prishtina dhe Fushë-Kosova mbesin në zonë të kuqe, ku lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.
Në zonën e verdhë janë 19 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani, Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.
Në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.
Në këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Po ashtu nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 342 raste të reja me coronavirus.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.