Theret me thikë një person në Prizren
Një person është therur me thikë ditën e martë në Prizren.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.