Pas humbjes nga Milani dhe barazimit me Genoan, skuadra e Lazios ka arritur që të regjistrojë fitore në Serie A, shkruan Sinjali Sportiv.
‘Lacialët’ kanë shënuar fitore si vendas ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’ të Romës ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Felipe Caicedo dhe Ciro Immobile shënuan golat e fitores për vendasit, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Dusan Vlahovic nga pika e bardhë.
Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje pati pak minuta për Vedat Muriqin, i cili hyri në ndeshje në minutën e 89-të.
Ndryshe, Lazio tani grumbullon 25 pikë dhe renditet në pozitën e tetë, kurse Fiorentina mbetet me 15 pikë në pozitën e katërt./Sinjali Sportiv/.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.