Viti i Liverpoolit në Angli

Opoja.net Opoja.net Sport

Trofeu i Premierligës më në fund ka përfunduar në duart e Liverpoolit.

“Reds” i kanë dhënë fund pritjes prej plot 30 vjetësh duke e fituar titutllin e kampionit të Anglisë për sezonin 2019/2020.

Skuadra e Jurgen Kloppit dominoi absolutisht në edicionin paraprak dhe e siguroi titullin e kampionit disa xhiro pa përfunduar sezoni.

Liverpooli, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni e kishte arritur epërsinë prej 23 pikësh ndaj ndjekësit kryesor, Manchester City, duke e siguruar kështu edhe matematikisht titullin e më të mirit.

Edhe pse luajti shumë pak, pjesë e këtij suksesi të Liverpoolit ishte edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili me “Të Kuqtë” një sezon më parë e kishte fituar edhe trofeun e çmueshëm të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga “Anfield Road” e theu rekordin pasi e siguroi titullin shtatë xhiro pa përfunduar sezon.

Më parë, Manchester United në sezonin 2000/2001 dhe Manchester City në edicionin 2017/2018 e kishin “paketuar” titullin vetëm pesë xhiro pa përfunduar sezoni.

E Liverpooli e fitoi titullin e më të mirit në vitin e COVID-19, ku një pjesë e mirë e sezonit u zhvillua pa praninë e shikuesve.

Liverpooli e fitoi titullin e parë në histori të tij në formatin e ri të Premierligës.

Këtë trofe paraprakisht e kishin fituar shtatë klube, Manchester United, Blackburn Rovers, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Leicester City.

Tash, skuadra e Kloppit po shkon me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Angli dhe shihet si favorite, me konkurrent serioz Tottenhamin, për të festuar përsëri në fund të këtij edicioni.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-