Arrestohet një person në Prizren, ushtronte dhunë ndaj familjes së tij

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 20 dhjetor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kanosur verbalisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-