ZBULOHET NË ZGATAR TË OPOJËS PLLAKA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR ATDHETARIT, NURI XHELIL JENUZI

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Me një manifestim përkujtimor,në Zgatar të Dragashit është përuruar pllaka përkujtimore e nacionalistit, Nuri Xhelil Jenuzi.Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të atdhetarit, Nuri Jenuzi, banorë të Zgatarit dhe fshatrave përreth, drejtuesit e pushtetit lokal në Dragash,historianë dhe të ftuar të tjerë. Para të pranishmëve një fjalë rasti e mbajti, nipi, i patritot Nuri Xhelil jenuzi, Nuriu, i cili e ka trashëguar emrin e xhaxhait të tij. Ai i përshirë nga emocionet,tha se me zbulimin e kësaj pllake përkujtimore duam ti informojme brezat e rinj për figurën e harruar të nacionalistit, Nuri Jenuzi, i cili gjithmonë kishte ide përparimtare që populli shqiptar të mos i nënshtrohet zgjedhes së robërisë. Ndërkaq, kreu i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha se Nuri Jenuzi ishte ndër atdhetarët e devotshëm të Zgatarit që luftoi për Lirinë e shqiptarëve.Për figuren e ish anëtarit të Ballit Kombëtar, Nuri Jenuzi, folën edhe historianët, mr. Enver Batiu dhe Skender Skenderi, të cilët thanë se me zbulimin e kësaj pllake kushtuar atdhetarit Jenuzi, po e bëjmë një korigjim të një historie të dhimbshme që përjetuan shumë figura të shquara për çështjen kombëtare. Në emër të fshatit foli, Naser Veseli, i cili tha se sot është një ditë e rëndësishme për banorët e këtij lokaliteti,të cilët në etapa të ndryshme i falën atdheut burra të mëdhenjë si Ymer Prizreni. Pas fjalimeve, familjarë të patriotit Nuri Jenuzi, shpalosen pllakën përkujtimore kushtuar këtij atdhetari, i cili në vjeshtën e vitit 1943 bie në fushën e nderit në malin e fshatit Bellobrad, si anëtar i Ballit Kombëtar. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik në organizim të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës “ Ilmi Batjari” paralelja në Zgatar…

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-