Afro 6 mijë qytetarë do t’i marrin nga Trusti më pak se 10 euro

Opoja.net Opoja.net Kosova

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat e fundit rreth aplikimi për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook janë publikuar të dhënat sipas të cilave janë kategorizuar aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust.

Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro.

Për shumën e vogël të kursimeve shumë qytetarë janë ankuar se punëdhënësit e tyre nuk ia kanë paguar kontributet pensionale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-