Në Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me
procesin e privatizimit në Kosovë, përmes video-lidhjes ishte ftuar për
raportim Jasper Dick ish-u.d i Drejtorit Menaxhues në AKP. Raportimi i tij është
shtyrë për shkaqe teknike, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht ai ka sqaruar pozitat që ka pasur në
Agjenci, dhe kur është larguar nga Kosova.
“Besoj që jam bashkuar AKM me 4 nëntor 2002,
por pas disa muajsh unë jam bërë drejtor në repartin e mbikëqyrjes. Jo i krejt
agjencisë por një pjese të vogël të saj”.
“Para përmbylljes së AKP-së jam bërë drejtor
menaxhues, por nuk më kujtohet kur ka qenë, por besoj që ka qenë në 2007.
Pastaj në 2008 është mbyllur AKM-ja dhe unë jam larguar nga vendi me datën 30
qershor 2008”.
Kryesuesi i Komisionit, Hajrullah Çeku, tha se për
shkak të pengesave teknike nuk mund të vazhdojnë me intervistimin.
“Për shkak të pengesave teknike ne nuk mund
të vazhdojmë me dëshminë tuaj. Propozojmë si Komision që të vazhdojmë seancën e
ardhshme ne javën tjetër”.
Dick tha se ndonëse është pensionistë dhe ka orar
të përcaktuar, mbetet i hapur për intervisitim kurdo që Komisioni vendos.
“Jam i pensionuar kam orar fleksibil nuk ka
problem për mua”.
Çeku propozoi që mbledhja të caktohet për një ditë
tjetër.
“Ta caktojmë një ditë e datë tjetër”,
tha ai, raporton EO.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.