Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona nga Coronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se më i riu që vdiq nga COVID-19 ishte një 48-vjeçar nga Kamenica.
“ Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 524 raste të reja si dhe 566 persona janë shëruar nga Coronavirusi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.