Barcelona po kërkon që t’i sigurojë shërbimet e drejtorit sportiv të Borussia Dortmund-it, Michael Zorc, sipas raportimeve nga Esport3.
Zorc njeh shumë suksese me transferimet që i ka bërë te Bletat, së fundi me Erling Haaland-in të cilin kishte arritur ta sjellë te klubi verdh e zi.
Ylli i Dortmundit ka 22 vjet që e ushtron këtë detyrë te ky klub, që kur ishte pensionuar pasi e kishte kaluar tërë karrierën profesioniste si futbollist pikërisht i Dortmund-it.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.