48 farmacistë për një vend pune në QKUK

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Prej 165 aplikantëve për mjek specialist, në konkursin e fundit në shërbimin spitalor, 48 prej tyre synojnë një vend pune.

Në fakt, pozita prej farmacisti në Barnatoren Qendrore në QKUK paraqet garën më të fortë sesa në çdo lëmi tjetër, njofton Klan Kosova.

Sipas kreut të Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, e gjithë kjo po ndodh për shkak të situatës financiare të rënduar në barnatoret private.

Zgjidhja e vetme dhe më e duhura, sipas Jakupit, është që farmacistëve duhet t’iu bëhet më shumë vend në institucionet shëndetësore publike.

“Ne në bazë të statistikave evropiane ende kemi hapësira ta rrisim numrin e të punësuarve në këtë sektor, meqë komuniteti është i ngopur nga barnatore”, deklaroi ai.

Jakupi thekson se sipas standardeve evropiane një farmacist duhet të jetë për 50 shtretër të pacientëve.

Ndërkaq, sipas të dhënave që posedon Oda e Farmacistëve, nga 1280 të tillë të licencuar afro 50 veta janë të papunë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-