Medalje Presidenciale të Meritave, për mjekun Dr. Minafir Beshiri i cili qëndroi pranë pacientëve me Covid-19 për pasojë u infektua dhe humbi jetën.
Gjatë ditës së djeshme, Kryetarja e Kuvendit njëherësh UD. e presidentit, Vjosa Osmani, ka ndarë post mortem, Medaljen Presidenciale të Meritave, për mjekët dhe infermierët, të cilët, të vendosur që t’u qëndrojnë pranë pacientëve të tyre, u infektuan me Covid-19 dhe, për pasojë, e humbën jetën.
Njëri ndër mjekët që humbën jetën është edhe Dr. Minafir Beshiri nga fshati Shajne komuna e Dragash i cili ka punuar mjekë 40 vite në këtë komun.
Ndërsa për vdekjën e Dr. Minafir Beshirit ka shkruar edhe vajza e tij:
“MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE. BUSH ishe njeri që e doje punën, ishe humanist, njeri me zemër të bardh dhe luftarak deri në frymën e fundit, duart tua shëruan shumë njerëz që të janë mirënjohes gjithmonë, ti i dhe shumë këtij vendi, pate edhe shumë te bësh, por fati i hidhur ta këputi rrugën herët.Një baba me vlera si ti, jam krenare qe jam bija jote . Lum Ne dhe lum Kosova që të pat. I pa zavendsueshëm! Të gjitha na i mësove, por nuk na mësove se si të jetojmë pa ty VAIDE MINAFIR BESHIRI”
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
“Në përputhje të plotë me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam ndarë, post mortem, Medaljen Presidenciale të Meritave, për mjekët dhe infermierët, të cilët, të vendosur që t’u qëndrojnë pranë pacientëve të tyre, u infektuan me Covid-19 dhe, për pasojë, e humbën jetën”.
“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”.
“Ne do t’u jemi përjetë mirënjohës për angazhimin e tyre të skajshëm dhe sakrificën që ata bënë për mbrojtjen e jetës së të tjerëve, duke e dhënë edhe më të shtrenjtën, sublimen, jetën e vet për ta”, ka shruar Vjosa Osmani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.