Ish-drejtori i ShSKUK-së: Shkarkimi s’më ka bërë dëm, kishim probleme me testimet

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Në Komisionin
Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së
Kosovës, ka raportuar ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, raporton Ekonomia
Online.

Kryesuesja e
komisionit, Mimoza Kusari-Lila ka pyetur Sejdiun se si janë përgatitur si
ShSKUK-ja në mars kur vetëm  është
shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Të na tregoni
lidhur me përgatitjet që ka marr ShSKUK-ja me pajisje në shpalljen e gjendjes së
jashtëzakonshme në mars të këtij veti. Si e vlerësoni bashkëpunimin që e keni
pasur me ministrin e MSh-së”.

Ish-drejtori i
ShSKUK-së, Basri Sejdiu gjatë raportimit ka thënë se bashkëpunimi me MSh-në ka
qenë një hallk që ka funksionuar siç duhet.

Tutje ai ka thënë
se problem që janë ballafaquar kanë qenë testimet ku pacientëve të shtrirë ju është
vonuar testimi.

“Menaxhimin e
kemi filluar edhe pa u shpallur gjendja dhe rastet e para me Covid që ta na
gjejnë të përgatitur. Ne kemi filluar të porosisim material shpenzues për tre
mujorin e parë dhe të tretë që të vazhdohet menaxhimi më lehtë. Kontratat
ekzistuese kemi dashur të shfrytëzojmë dhe për atë e kemi bërë prioritizimin e
klinikave dhe kemi bërë dhoma të triazhimit, që si fillim të mbrohet stafi,
kemi grumbulluar stoqe dhe në komunikim me MSh kemi parë që procedurat
tenderuese vetëm po zvarriten”.

“Blerjet që i
kemi bërë brenda ShSKUK-së i kemi bërë me buxhet të ShSKUK-së. Ka qenë një
hallk që ka funksionuar dhe kemi punuar. Mjekimi intensiv i ka 12 shtretër për menaxhim
të Covidit. Mjekimi intensiv qendror ka qenë i bllokuar në mandatin që e kam
marr si u.d dhe kemi insistuar që të lëshohet mjekimi i ri intensiv, gabimi më
i madh është që njerëzit të futen me Covid në gjinekologji. Problem kemi pasur
edhe me testime sepse janë vonuar për pacientët e shtrirë”.

“Sa i përket
kontratave ka menaxhuar MSh-ja dhe raporti me bordin, bordi ka ardhur vonë, por
raporti ka qenë që do të sillemi në mënyrë miqësore dhe bordi është marr me
auditime të brendshme, por kur e sheh që tash çka po ndodh që po kontrabandohet
oksigjen se di ai bord ai e ka vendin”.

Mirëpo, Sejdiu
pyetjes së Haxhiut iu është përgjigjur duke i thënë se qëllimi ka qenë sëbashku
ta luftojnë pandeminë.

Ndërsa për
shkarkimin ai është shprehur se nuk i ka sjellë asnjë dëm.

“Qëllimi im
menaxherial ka qenë që së bashku me ec. Shkarkimi më kohë pandemie mua nuk më
ka bërë asnjë dëm”.

Deputeti i LDK-së Ekrem
Hyseni ka pyetur se ShSKUK a ka mundur t’i furnizojë klinikat me material
mbrojtës.

“Sa shtretër i
ka mjekimi intensiv qendror, u dashtë me ndryshuar mos me thanë që kanë qenë 27
shtretër. A keni pas mundësi në fillim klinikat mi furnizuar me material mbrojtës?”.

Deputetja e PDK-së,
Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur se çfarë raporti ka pasur Sejdiu me bordin e
ShSKUK-së.

“A është një
depo e ShSKUK-së, dhe një e MSH, kush ka mengjur me kontratat, raporti juaj
cili ka qenë me bordin e ShSKUK-së”.

Bekim Haxhiu,
deputet i PDK-së e ka pyetur Sejdiun se si e ka parë deklaratën e
ish-kryeministrit Kurti kur ka thënë se janë në 10 minutat e fundit me pandeminë.

“Sa kanë qenë
shpenzimet ditore për maska se kontratat që i kemi marr na cilat masa janë përdorur
më shumë. Kur e keni pasur vizitën e parë të Kurtit, ku Kurti la thënë që jemi
në 10 minutshin e fundit me pandeminë”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-